JO NË EMRIN TONË!

ETIKA FEMINISTE DHE BALLAFAQIMI ME TË KALUAREN


Së shpejti do të mbushen pesëmbëdhjetë vite qëkur kemi dalë në rrugë. Edhe më tutje jemi në rrugë. Edhe më tutje të udhëhequra me imperativin moral: Jo në emrin tonë! Përherë na është dashur të jemi kundër: dhjetë vitet e para kundër vrasjeve, përndjekjeve, shkatërrimeve.

Dhjetë vitet e para kemi jetuar në shtetin e krimeve të organizuara nga shteti; në shtetin i cili e ka mohuar realitetin kriminel të „Serbisë e cila nuk është në luftë“. Pas rënies së regjimit diktator, në tetor të vitit 2000 kemi kaluar përmes periudhës së shpresës dhe mosplotësimit të të priturave. Kurse nga fundi i vitit 2003 me ardhjen e pushtetit të tanishëm jemi duke jetuar në kohën e mohimit të organizuar institucional të së kaluares kriminale.

Këto fakte kanë ndikuar dhe po ndikojnë në ndjenja, në parimet etike dhe në qëndrimet politike të Grave në të zeza:

Në rezistencën e politikës agresore të regjimit serb, në rezistencën e mohimit të së kaluares kriminale jemi përpjekur për ndërtimin e patriarkatit si sistem i epërsisë së tërësishme dhe i dominimit Në politikën tonë paqësore kemi vendosur të bëhemi:

Gjithnjë të padëgjueshme ndaj patriarkatit: luftës, nacionalizmit, militarizmit...
Patriarkati e ka ideuar luftën, shërbehet me luftën për të ruajtur rendin të cilin e ka krijuar. Patriarkati nuk është pasojë e luftës, ai është shkaktar i luftës (Beti Riardon/Bety Riardon). E dimë se patriarkati e mban pushtetin e vet përmes mekanizmave të kontrollit patriarkal, para se gjithashë seksizmit, nacionalizmit, militarizmit. E dimë se feminizmi është rezistencë e të gjitha autoriteteve patriarkale, si në fushën private ashtu edhe publike. Si feministe e kemi për obligim që të ngrisim zërin ndaj të gjitha formave të autoritetit patriarkal. Me praktikë dhe me teori, me fjalë dhe mendime ta shpërbëjmë triadën patriarkale: seksizmin, nacionalizmin, militarizmin. Dhe të gjitha sistemet tjera të dominimit. Pa analizë dhe praktikë feministe është e pamundur të shpërbëhet triada patriarkale. Prandaj feminizmi edhe si mendim edhe si praktikë domosdoshmërisht është antipatriarkal, kundërnacional dhe antimilitarist.

Gjithnjë solidare me gratë jashtë të gjithë kufijve dhe ndarjeve...
Seksizmi si sistem i bindjes për epërsinë e një gjinie ndaj tjetrës u imponohet grave, veçanërisht në kohërat e luftës dhe krizës, obligimin që të jenë lojale ndaj meshkujve të kombësisë së vet, të klasifikohen vetëm sipas përkatësisë së 'tokës së djegur'. Si zëvendësim për këtë lloj të lojalitetit, vëllazëria patriarkale e meshkujve kinse e ofron mbrojtjen për gratë dhe për fëmijët. Si zëvendësim për 'mbrojtje' vëllazëria patriarkale kërkon heshtje, leje dhe bashkëpjesëmarrje në dhunë, në krime në emër të 'mbrojtjes së kombit dhe atdheut'. Si feministe, po e ndërtojmë solidaritetin midis grave, jashtë vëllazërive patriarkale, kombeve dhe shteteve; si feministe e përkrahim njëra tjetrën në rezistencën ndaj vëllazërive patriarkale; si feministe po e ndërtojmë një botë tjetër përmes motërzimeve për paqe dhe mosdhunë; lojale njëra ndaj tjetërs në ëndërrat për autonominë dhe lirinë e femrave.

Gjithnjë jolojale ndaj kombit, etërve të kombit...
Nacionalizmi si sistem i bindjes se një kombi është më superior nga të tjerat i prodhon etërit e kombeve të cilët kërkojnë nga shtetasit dhe shtetaset e veta që t'i përkrahin në forma të ndryshme të konsensusit kombëtar. Për shembull, mundet të bëhet fjalë 'për rrezikimin e kombit serb' ose për 'komplotin kundër popullit serb'. Elita intelektuale dhe kulturore i krijon, përmes makinerisë së vet propagandiste të të ashtuquajturat interesat kombëtare, sistemet e vlerësimit, gjykimet morale të cilat e arsyetojnë nënçmimin e të tjerëve dhe të të ndryshmëve, përjashtimin e tyre gjithnjë deri në asgjësimin e tyre.

Prandaj, si feministe, e kemi për obligim të jemi shkelëse të konsensuseve të imponuara kombëtare sepse vetëm kështu veprojmë në favor të paqes.

Si feministe, e kemi për obligim të jemi tradhtare të të ashtuquajturave interesave kombëtare, sepse feminizmi është jo vetëm respektim i të tjerëve dhe të ndryshmëve, por edhe e drejtë që vetë t'i përkufizojmë nevojat dhe interesat tona.

Ideologjia dhe praktika ideologjike, e shndërrojnë identitetin e grave në rolin e bashkëshorteve dhe nënave, duke iu imponuar grave obligimin të lindin për nevojat e kombit dhe të atdheut. Feminizmi si luftë e grave për autonomi, si e drejtë e grave në zgjedhje, e nënkupton jolojalitetin edhe të kombit edhe etërve të kombit dhe të interesave kombëtare. Dhe këtë jo vetëm në shtet i cili i zhvillon luftërat.

Gjithnjë të padëgjueshme ndaj militaristëve, luftëtarëve, heronjëve dhe patriotëve...
Militarizmi si sistem i superioritetit ushtarakë, forcës dhe dhunës, kërkon nga shtetasit dhe shtetaset që të mbështesin 'luftën e arsyetuar mbrojtëse' sepse, kinse ata 'e kanë mbrojtur dhe vetëm e kanë mbrojtur nga armiqtë e shumtë të popullit serb'. Militaristët dhe patriotët kërkojnë nga gratë që të jenë pranë heronjëve dhe luftëtarëve.

Prandaj si feministe, e kemi për obligim që gjithnjë të refuzojmë luftën si mënyrë të zgjidhjes së problemeve, të përpiqemi për zgjidhjen e padhunshme të konfliktit.

Si feministe, e kemi për obligim të tregojmë padëgjueshmëri ndaj heronjëve dhe luftëtarëve të tyre, sepse ata janë për ne vrasës.

Si feministe, e kemi për obligim që në shtetin i cili e zhvillon luftën ose e ndërmerr dhunën, të jemi kundërpatriotike, ose që vetë të përkufizojmë se çfarë është patriotizmi i vërtetë, nëse ndonjërës prej nesh i ka mbetur deri te patriotizmi.

Si feministe, e kemi për obligim që të dezertojmë nga detyrat patriotike, të mbështesim meshkujtë të cilët i refuzojnë rolet e parashikuara – refuzojnë të shkojnë në luftë ose vendosin të dezertojnë në betejën e luftës.

Në shpërbërjen e përhershme të patriarkatit, rezistencën ndaj luftës dhe krimeve, në mohimin e së kaluares kriminale u jemi përmbajtur dhe po u përmbahemi edhe disa parimeve etnike: