Njeri nga modelet e dejtesise tranzicionale ne pervojat e Grave ne te zeza
eshte percjellja e gjykimit per krime te luftes prane
Dhomes se posaqme te Gjyqit Special ne Beograd.
Raport nga gjykimi Suhareka
3 dhe 4 dhjetor 2007
Me daten 26 mars 1999, ne Suhareke, ne picerine Kalabrija, si dhe ne rrugen e Reshtanit pjestaret e MPB – te republikes se Serbise: Mitroviq Radosllav, kolonel dhe ndihmesi i komandantit te gjandarmerise, Repanoviq Radojko, ndihmes i komandirit te stacionit ne Krushevce, Jovanoviq Nenad polic i kriminalistikes nga Llazarevci, Cukariq Sllagjan, polic nga Leskovci,
Nishaviq Milorad, tregtari Petkovic Mirosllav, punetor. Petkovic Zoran, teknik i komunikacionit, vozitesi Papiq Ramiz, polic nga Sjenica kane privu nga jeta gjithesejte 48 persona dhe ate Elshani Abdullah dhe Jashar Berishen si dhe 46 anetare te familjes Berisha.
Aktivistet e rrjetit te Grave ne te zeza nga Serbija po perjellin gjykimin qe nga fillimi,nga Tetori i vitit 2006.
Ne seancen kryesore te sotme ne vazhdimin e procedures deshmuese,ka deshmu deshmitari i pare shqiptari nga Kosova, Hysni Berisha .
Deshmitari eshte me profesion jurist, themelues i organizates „Shpresa“e cila meret me dokumentimin e krimeve te luftes ne teritorin e komunes se Suharekes. Deshmitari si deshmitar – ekspert ka deshmu edhe para Tribunalit te Hages ne procesin kunder Sllobodan Millosheviqit dhe ne procesin kunder gjeshteses Kosovare (Millan Millutinovic, Nikolla Shainoviq, Sreten Llukiq ,Vllastimir Gjorgjeviq, Nebojsha Pavkoviq, Vlladimir Llazareviq .)
Kronologjija e krimit te organizuar shteteror- komuna e Suharekes,mars-qershor 1999.
„Une deshiroje te flas mbi kontinuitetin e krimeve , ka thene deshmitari Hysni Berisha .
„Pas terheqjes se misionit verifikues nga Kosova dhe nga Suhareka ,filluan te ndodhin krimet mbi popullaten shqiptare dhe civile .
• 22 mars 1999 – ne qender te qytetit jane vra 10 civil shqiptar
dhe ende nuk nuk dihet ku jane kufomat.
• 25 mars 1999,- ne oret e hershme te mengjezit jane vra 34 civil shqiptar ne fshatin Trnje, populli eshte debu kurse pasurija e tyre eshte djeg.
• 26 mars 1999- ka ndodhe masakra e familjes Berisha dhe me ate rast jane vra 48 anetare te familjes Berisha, nga ky numer 18 femije nen moshen tetembdhejetevjecare.Ate dite ne lagjen Bajraktarija eshte vra plaku 82 vjecar Sejfull Bajraktari.
• 28 mars 1999 – civilet jane debu me dhune nga shtepite e tyre dhe me ate rast ne kolone eshte vra Rebi Jaha. Ne fshatin Leshan jane vra 10 civil shqiptare, aty jane nda me dhune grate nga burrat dhe popullata eshte debu ne Shqiperi .
• 31 mars/1 prill 1999 – ne fshatin Bellanica populli eshte debu.
• 2 prill 1999 – ne fshatin Sopine policija vrau 30 civil shqiptar, kurse popullata eshte debu.
• 3 prill 1999 – njesitet policore me dhune detyran popullin qe te leshojne shtepite e tyre dhe te shkojne ne Shqiperi.Me ate rast jane djege numer i madhe i shtepive dhe tere pasurija e shqipetareve.
• 17 prill 1999 - ne fshatin Dragaqine ,10 pleq jane hudhe ne bunar ,kurse mbi ta jane gjuajt gur.
• 5 maj ne fshatin Bukosh jane vra 32 civil shqiptare.
• 21 maj 1999 – popullata perseri ka qene e detyruar te leshon shtepite e tyre.
Krimi ka ndodhe ne menyre te koordinuar nga ana e forcave serbe.Pas hyrjes se Nato-se ne Kosove nuk dinim se ku gjinden te afermit tane dhe filluam te kerkojme neper vareza .Gjetem tri vareza masive ne Suhareke dhe nje ne lagjen e Shirokes.
Ne lagjen Berisha jane gjete 31 vare .
Ne rrugen e Recanit jane gjete 36 vare.
Ne lagjen Kuc jane gjete 52 vare.
Ne lagjen Shiroke jane gjete 10 vare.
Formuam keshillin e familjeve tona dhe filluam te hulumtojme varezat masive.Varezat masive egzistonin ne qender te fshatit Korishe dhe Lubishe,ne poligonet e ushtrise Jugosllave,si dhe ne nje deponi te plehut (berllogut).Duke kerkuar varezat masive ne Serbi,kuptuam se kufomat e familjeve tona gjinden ne Batajnice.
Spastrimi etnik i teritorit nga njerezit me emra te padeshiruar
Me 23 maj kame qene ne Suhareke,por policija me dhune me deboi,por pata fate dhe mbeta gjalle.Me daten 23 mars isha ne Prizren.
Me 28 mars ka filluar debimi .Ishte e diel,ne ora 12 eshte granatu minarja e xhamise.Pas detonimit kane filluar krismat nga te gjitha anet.Pas dite popullata debohej dhe i conin kah Shqiperija.
Me 24 mars kishte levizje te forcave policore neper qytet ,ishin dy autobus perplot me police .Une ate nate nuk kame fjetur ,tek kah mengjezi me mori gjumi,kur bashkeshortja me zgjoi dhe me tha se ka shum krisme(te shtena).Filluan krimet ne pjesen perendimore te Suharekes ne rrugen e Reshtanit dhe ne rrugen Emin Duraku,e cila atehere quhej rruga e Rrahman Morines.Pash flaken ,ndegjova te shtenat nga armet.Ne ate kohe jane vra 36 civil shqiptare.Policija ishte e kombinuar kishte edhe vendas edhe te ardhur serb nga te gjitha anet,por te gjitha i kishte pregadite policija e vendore.
Me 25 mars ,policija hynte neper lagje dhe me ate rast jane vra :Kadri Hoti,Medi Elshani ,Kadilj Elshani,Osman Elshani.Policija ishte gjithmon me uniforme te kamuflluar me ngjyre te kaltert,kishin kapela(shapke)me shqiponja te bardha.Gjithnje ishim ne ankth dhe pritnim se cka do te ndodhe tha deshmitari Hysni Berisha.
Me 3.prill masovikisht na kane debuar dhe drejtu kah Shqiperija,duke na djege shtepite.
Me 21 maj erdhen tek une (policija) dhe me urdheruan qe me familje dhe femije te leshoje shtepine per pes minuta.Askush nga ne vullnetarisht nuk e ka leshu shtepine,por per t’a shpetu koken .
Per here te pare kur erdhen policet ,erdhen per te na kercenuar.
Heren e dyte kur erdhen ,erdhen per te na regjistruar.
Heren e trete kur erdhen na urdheruan te shkojme ne fshatin Budakove qe te mbulojme istikamet.
Kur e leshova shtepine ,ne Prizren qendrova deri me 13 qershor 1999.Pas kethimit ne Suhareke pash vendet dhe gjurmet e krimit .Afer zidit te shtepise se Faik Berishes pash gjurme te gjakut,pjese te eshtnave,pjese te copave te djegura te veshjeve,kurse shtepija ishte e djegur ne teresi.Pastaj kame shku rradhazi neper shtepite e familjes Berisha dhe pash se te gjitha shtepite ishin te demoluara.
Ne vareza te familjes Berisha kame pa 34 varre te reja me shenjen N.N.
Ne rrugen e Reshtanit kishte 36 varre.Ne varrezate familjes Kuci kishte 55varre te reja.
Ne piceri kame pa shum gjurme te gjakut ,nje cucell femijesh ,shkop e shum gezhoja te plumbave.Kete krim e ka bere shteti nga Beogradi.Ata kishin planet e veta ,dhe ata te gjitha i kane bere.Policete ne menyre te koordinuar kane vra.
„Une jame i gatshem qe te ballafaqohem me krime qe e verteta te del ne shesh“ ,tha deshmitari Hysni Berisha i cili diten e neserme ne vazhdim deshmoi.
Kufomat prej 25 marsit ,jane varrose ne fshatin Trnjene,ne varrezat e familjes Berisha ishin 36 varre.Ne varezat e familjes Kuci ishin varros 52 kufoma ,ndersa ne vendin Shiroke jane varrose 12 kufoma.“
Deshmija e Shyhrete Berishes
Ne seancen kryesore (4 dhjetor)gjate procedures se deshmise ka deshmuar Shyhrete Berisha njera nga te mbijetuarit e masakres se familjes Berisha ne picerine Kalabrija.
„Une e vdekur jetoje qe te tregoje cka kane bere ne hapsiren e Dhunes se padenuar.“
Deshmitarja e cila lindi ne fshatin Mushitishte ,ndersa jetoi ne Suhareke filloi deshmine e saj.
„Ne vitin 1998 misioni mbikqyres i OEBS-it erdhi edhe ne Suhareke,dhe u vendos ne hotelin Bos.Me 26.12.1998 ata moren me qira shtepine tone si hapsire te tyre per zyre,nga ana e majte,kurse ne anen e djathte banonin tek Faton Berisha .Ne anen e majte une kame banuar me bashkeshortin dhe 4 femijet.Me 20 mars OSBE-ja leshoi shtepine tone dhe shtepine e Faton Berishes.Une atehere u ketheva sepse banoja tek prindet e mi.
Me 25 mars ne ora 5 te mengjezit ,deri sa ishim duke fjetur me burrin dhe femijet ne shtepine e Fatonit me familjen e tij ,eshte ndegju nje trokitje .Une kame zbrit dhe e kame hape deren,dhe pash tre polic ne uniforme.Njeri police i gjate me vuri tyten e pushkes ne gjoks dhe pyeti ku e kame burrin.Ata morren burrin tim dhe e quan ne shtepine tone ku ishte OEBS-i. Me kembe e thyen deren,ishin shum agresiv .Burri me ka tregu se si e kishin raf.Me nderkohe erdhi nje police i ri i cili mori kuleten nga nje cante,dhe pasi verejti se ne te nuk kishte te holla e gjaujti ate.Mua me tha ne serbishte se jeta e burrit tim eshte ne rrezik te madhe dhe duhet t’i jap te holla,ose do t’a mbysin burrin .Sebahate me dha 1000 marka dhe une ia dhashe policit,ai me tha se kjo nuk mjafton per t’ia shpetu jeten burrit tim.Pastaj dola jashte, kishte shume police te rinje, kurse njeri ishte me i vjeter dhe me i shkurt, ne uniforme kishte shume thika u frigova dhe shkova ne shtepi. Ai bertiti, prit te shof at grua sa eshte e bukur. Atehere polici tjeter i tha te me leshonte. Une dhe kunata ime te frikesuara kemi pare burrin tim Nexhatin. Policet i meshonin me kembe, fytyren e kishte, te maviosur dhe te hiret.
Nje police na tha qe t’i japim te holla, ose te gjitheve do te na djeg. Une i dhash 3000, dhe i dhash te gjitha, sepse kisha frike. Burri me tha : „ Jepi te gjitha qe te shpetojne femijet“.
„Une e vdekur po jetoje“.
Moren te holla, tv aparate, nxemse, kompjuter. Ishim shume te frikesuar, vendosem qe te shkojme ne shtepine e plakes Vesella. Tere naten kishte krisma nga te gjitha anet, nuk guxuam te shkojme askund.
Te nesermen nje grup policesh doli nga stacioni policor dhe u drejtua kah shtepija e Ismet Kuqit, mbanin pushke automatike dhe ishin te armatosur. Kerkonin Bujarin dhe bertitnin : „ dilni“. Femijet thane : „shiqo Zorani me vllaun“. Doli nena e Bujarit, atehere Zorani u tha : „hyne brenda, le te del Bujari“. Pastaj na tha qe te dalim, te gjithe filluan te ikin. Bujarin me se pari e vran, e vran ne ballkon. Morren Fatonin dhe nenen e tij dhe i vrane qe te dyte.Aty ishte edhe Nishoviqi i cili i tha Nexhatit :“ku i ke Amerikanet qe te shpetojne?“,dhe e vran edhe ate.Vajza ime bertiti .Sedati filloi te ike ,Miki shtiu me arme.Dikush bertiti :“Gjuaj cka po pret „Aty u vra Lirija ne muajin e tete te shtatezanise dhe burri saj.Vrapuam kah stacioni i autobuseve ,ku e kame pare Jashar Berishen ,te cilit i thash se te gjithe burrat i vrane.Altini ishte i plagosur ne dore,kane shti me arme ne femije dhe e qelluan.Ia mbeshtjella doren me nje pelene.Florijani i biri Flores tha se ia kishin vra babain ,kurse ajo iu pergjigj,te ka nena ty.
Masakra
Grupi i serbeve na detyroi qe te hyjme ne kafiteri dhe na thane qe te ulemi. Menjehere filluan qe te gjuajne, kane gjuajt me arme sa kane mundur, dhe kane qellu kend kane mbri. Kane gjuajt cdo gje te gjalle. Kur u nderpren te shtenat, nga zerat kam njoh se ishin te njejtit ata police te cilet na perzun nga shtepija. Gati te gjithe rreth meje ishin te vdekur. Edoni i tha Flores, nene Doruntinen e kan vra. Majlinda tha, nene shiqo si e vrane Herolinden. Une dhe Vjollca ishim afer njera tjetres. Djali i Vjollces peshperiti , shiqo nene si po jep shpirt Dafina. Nje grua e re nga familja Berisha kerkoi qe ta vrasin. Pra nuk ishin te gjithe te vdekur. Shume njerez qanin dhe shume ofshanin. Djali im Redoni 22 muajsh kerkoi shishen me qumesht dhe une ia dhash qe te mos qaj. Ata me degjuan, hyne perseri dhe prap shtine me arme. Te shtenat nuk zgjaten shume, dhe ata dolen. Sebahatja e kishte koken e thyer, vajza ime Majlinda kishte vdek. Djali i Fatonit, Ismeti ishte i plagosur dhe kerkonte uje. Eroni 10 muajsh ishte ende gjalle por doren ia kishin kepute. Gruaja e Hajdinit poashtu ishte gjalle. „ A mundesh djalin te ma afrosh qe ai mos te vdese“. I kam thene asaj.
Prap kan gjuajt. Ismeti dhe Redoni kane vdek. Hava ishte mbyt ne vaj. Ndegjova se duhet te na ngarkojne ne kamiona. Driloni dhe Gramosi ishin ende gjalle. Te gjithe i kane vra nuk kan lene as femije. Si verenin qe ndokush levize ose eshte ende gjalle atehere ia meshonin ne koke, shtenin mbi ta gjersa jepnin shpirt. Kur e moren Altinin tim ai ishte gjalle. Me moren edhe mua dhe me gjuajten ne kaminon. Me lese me barten dhe nuk vrejten qe jam gjalle, por edhe nga vaji i te tjereve nuk me verejten.
Atehere ndegjova qe njeri nga policet i tha tjetrit : „Cfare eshte kjo jete cka jane fajtore grate dhe femijet“, kurse tjetri tha : „Duhet qe te gjitha keto t’i fshijme qe te mos mbesin gjurmet“.
Vjollca ne kamion me pyeti, a jam gjalle. Gramosi djali Vjollces mbeti gjalle, ai kishte nje jakne (pallto) te trashe, femijet tjere ishin deshe e dathe.
Kamioni u nis e pastaj u ndal, atehere u ndegju zeri i nenes se Zoranit e cila pyeti : „ Djema a e perfunduat“?
I thashe Vjollces askush nuk po na percjelle dhe te kercejme nga kamioni. „ Te ikim qe te tregojme te gjitheve cka na kane ba“. Ajo me tha: „Me mire do te nxiremi nga gropa ne te cilen do te na hudhin“. Une kame ra nga kamioni kurse ballin e kame pas te shkyer. Te vendi Lutogllava me kane gjete disa njerez te cilet me kane qu ne fshat. Ne ate fshat ende nuk kishin hy policet serbe. Iu thash qe ne kamione jane Vjollca dhe djali i saj Gramosi. Edhe ata kane kercy nga kamioni, disa te rinje i kane gjete. Nje grua serbe i ka ndihmuar qe Gramosi te mbetet gjalle.
Kam shku ne fshatin Budakove, isha e plagosur ne krah dhe kembe. Mjeket me qepen me peje te rendomte, ndersa mjeket ne Kukes ne Shqiperi me nxjeren nje pjese te granates por une ende sot kam pjese te granates ne trup.
Ne fshatin Vraniq tek dajet, qendrova 3 jave. Vajza e dajes sime eshte cmend, kurse shume femije kane vdeke. Nuk kishim cka te hanim. Meshkujt mendonin t’u dorzohen serbeve. Shume gra serbet i kane marre dhe qu ne shkolle. Ne shkolle ju merrnin te hollat dhe stolit. Grate i kthenin kurse burrat i kane vra kryesisht, ata te rinje, ndersa te moshuarit i kthenin. Ate dite kane vra edhe dajen tim. Ne fshatin Sopin ka dale nje serb dhe na tha : „Nese edhe njehere ktheheni ketu, askush nga shqipetaret nuk do te jete gjalle“. Keshtu kemi shku deri ne Kukes ishte shume tmerrshem.
Tanet mendonin se asgje nuk do te na ndodhe, sepse askujt asgje nuk i kemi bere. Ata na vrane vetem per ate pse ishim shqipetare. Mashkujt tane nuk ishin te tille, ne nuk besonim ne diqka te tille. Kam pa se si na kane djeg shtepine e kam pa Zoranin, kishte uniforme dhe pushke automatike. Ai fliste shqip, ai punonte me shqipetare te gjithe e dinin kush ishte. Zorani e ka vra Bujarin. E gjithe kjo ishte nje tmerr i madh, nuk mendonim kah po shkonim, vetem te ikim. Ata dine me se miri si ishte, mund te spjegojne. Ata moren te holla dhe shpirtera, dhe cdo gje.
Une jam gjalle, por si e vdekur, une prap jetoje.
Une ende nuk dije ku jane varet e femijeve te mije, nuk kam as lule ku te coje. Koka e Altinit ka qene e thyer, syte i kishte te hapura.
Deshmitarja beri identifikimin e fotografive te viktimave dhe shumicen prej tyre i njohi.
„Une e vdekur jetoje qe te tregoje cka kane bere.Ata me 26 Mars morren jeterat tona“- tha deshmitarja Shyhrete Berisha.
Deshmitarja, pastaj i njohi te akuzuarit Millorad Nishaviqin dhe vllezerit Petkoviq Zoran dhe Miki.
Sot gjykimin e percollen : Lila, Milloshi, Nevzeta dhe Stasha.
Raportin e pergaditen
Stasha dhe Milloshi