PLATFORMA PAQËSORE E GRAVE PËR BISEDAT PËR STATUSIN E KOSOVËS



Sipas hulumtimit të Agjencisë “Stratecig marketing” të muajit korrik të vitit 2006, gati një e treta (32%) e qytetarëve të moshës madhore të Serbisë konsiderojnë se pavarësia e Kosovës, edhe pse është e padëshirueshme, është zgjidhja e vetme reale e statusit të kësaj krahine. Vitin e kaluar kështu kanë menduar 18% e qytetarëve të Serbisë. Vetëm 6% janë për integrimin e Serbisë dhe të Kosovës. Vitin e kaluar të tillë kanë qenë 8%. Për idenë për ndarjen e Kosovës, të cilën deri para disa muajsh e ka favorizuar Beogradi zyrtar, e cila është e vjetër gati 100 vjet është çdo i pesti qytetar i Serbisë. Kjo dëshmon se qytetarët më shpejt piqen politikisht nga udhëheqësia dhe janë më realë.

Në hulumtimin e janarit të vitit 2006, të cilin e kanë organizuar institucionet ndërkombëtare në Kosovë, 88% e qytetareve të anketuar të Kosovës konsiderojnë se zgjidhja më e mirë për këtë territor është pavarësia në kufijtë çfarë janë deri më tani, përderisa vetëm tetë për qind do të dëshironte bashkimin me Shqipërinë. Vetëm nëntë përqind e banorëve me dhunë do ta kundërshtonte vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Të dy hulumtimet tregojnë se midis vullnetit të qytetarëve dhe vullnetit të politikanëve që shprehet në bisedat e Vjenës të cilat kanë filluar më 24 korrik hendeku më i vogël është në Kosovë se sa në Serbi. Largimi i Malit të Zi nga bashkësia shtetëtore me Serbinë e ka përforcuar aspiratën e serbëve për Kosovën. Të humbësh për dy vjet dy pjesë të “territorit të vet” është e padurueshme për politikën serbomadhe. Beogradi konsideron se me territorin e Kosovës duhet të kompensohet “humbja “ e Malit të Zi.

Prandaj edhe ekziston këmbëngulja e Beogradit në bisedat e Vjenës për statusin e Kosovës. Për Beogradin më me rëndësi janë territoret se sa njerëzit. Prandaj Beogradi kërkon sa më shumë komuna për serbët e Kosovës, duke shpresuar se ato, sipas shembullit të Republikës Serbe në BeH do të mund të krijonin territorin kompakt kombëtar, i cili do të shndërrohej në shtet dhe në mënyrë të qetë të ofrojë ndarjen e Kosovës në pjesën e serbëve dhe në pjesën tjetër.

Në tërë këtë më e tragjikshme është situata e serbëve të cilët jetojnë në Kosovë. Të përçarë midis Beogradit, Mitrovicës dhe Prishtinës, në bisedat e Vjenës serbët e Kosovës kanë vepruar gabimisht që në emër të tyre të flasë Beogradi dhe serbët e Kosovës, të ikur në Serbi, të cilët Beogradi i ka bërë armë të veten. E njëjta gjë u ka ndodhur serbëve në BeH dhe në Kroaci. Siç është sot Mitrovica, kështu kanë qenë Pale dhe Knini para 15 vitesh.

Ekipi negociues i Beogradit në Vjenë edhe sot e përfaqëson tezën se serbët e Kosovës janë pjesë e korpusit të përgjithshëm, gjithëserb, kombëtar. Edhe serbëve në Kroaci dhe në Bosnje u kanë folur se vetëm Sava dhe Drini i ndajnë nga “populli qiellor” amë. E kemi parë se si ka përfunduar kjo. Iluzionet e serbëve kanë notuar nëpër Drinin e përgjakur, Ibrin dhe Savën. Sot në pushtetin e Beogradit janë njerëzit tjerë, por mençuria e tyre është e njëjtë.

Më politikën “largpamëse” të Slobodan Milosheviqit, e cila nuk ka parë më larg se Haga, serbët janë bërë pakicë në shtetin e vet, qoftë ajo në Kroaci, Bosnje ose Kosovë. Sot Beogradi në Kosovë po e kërkon statusin e veçantë dhe mbrojtjen e veçantë për serbët, edhe pse pohon se ata nuk janë pakicë. Njëkohësisht për ta e kërkon edhe statusin e “popullit konstitutiv”. Sipas standardeve ndërkombëtare “pakicën” e përbëjnë më së paku 15% e njerëzve të cilët jetojnë në një territor të caktuar. Nuk ka aq serbë në Kosovë. Nuk janë as përgjysmë aq sa do t’ua lejonte statusin e “popullit konstitutiv”. Beogradi nuk brengoset se çfarë do të ndodhë me romët, goranët, boshnjakët, nga të cilët disa gjithashtu kanë ikur në vitin 1999 në Serbi, e duan të kthehen në Kosovë.

Rezoluta numër 1244 e KS të KB nga viti 1999 nuk e ka caktuar statusin përfundimtar të Kosovës. Bota po nxiton që statusin e Kosovës ta zgjidhë deri në fund të këtij viti. Kjo me siguri do të ndodhë në seanëcn e KS të KB më 15 nëntor. Bota në funksionimin e institucioneve shtetërore, të rendit dhe paqes, përmes KB, në Kosovë në vit i harxhon 2.5 miliaradë dollarë. Dhe kështu është që nga viti 1999.

Bota në biseda niset nga tri pika: nuk do të ketë kthim në gjendjen e para bombardimit, nuk do të ketë bashkim të Kosovës ndonjë shteti tjetër dhe nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

Regjimi i cili e ka trashëguar Milosheviqin së pari është përpjekur që me variantin njëqind vjet të vjetër të ndarjes së Kosovës në pjesën e banuar me serbë dhe në pjesën e banuar me shqiptarë. Bota këtë nuk e ka lejuar sepse kjo përsëri në njëfarë mënyre do të thoshte “spastrim etnik”, i cili ka qenë shkak dhe pasojë e luftërave ë hapësirën e ish-RSFJ. Pastaj Beogradi ia ka ofruar Prishtinës dhe botës për Kosovën formulën “më shumë se autonomia, më pak se pavarësia”. Tani ka hequr dorë edhe nga “autonomia politike” për serbët. Mjafton për të autonomia e tyre kulturore dhe sociale. Mendoj që Beogradi më nuk do të lejojë dhe që nyja e Kosovës do të zgjidhet ashtu që KB do të ndërprejnë shumë shpejtë.

Në Kosovë jetojnë rreth 130.000 serbë. Beogradi nuk po ua lejon të marrin pjesë në jetën parlamentare dhe politike të Krahinës. Nga një qëndrim i këtillë dallohet vetëm presidenti i Serbisë, Boris Tadiqi i cili i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e fundit për parlamentin e Kosovës. Politikani serb nga Kosova, i cili e ka kërkuar të njëjtën gjë, është rrahur në vitin 2004, në Beograd. “Joshqiptarëve” në parlamentin e Kosovës i cili i ka 120 vende u janë siguruar më së paku 20 deputetë, kurse serbëve gjysma e këtyre vendeve. Asnjë vend nuk është plotësuar. Qeveria e Kosovës i ka 11 ministra, ku i vetmi ministër serbë e ka braktisur qeverinë.

Ta përfundoj – nuk ka kurrfarë arsye të logjikshme që Kosova të mbetet në kompetenca të Serbisë. Ekzistojnë vetëm motivet e politikanëve që ta mbajnë Kosovën, së paku deri në zgjedhjet e ardhshme në Serbi të cilat do të mbahen në vitin 2007.

Pas Suharekës, Dubravës, Raçkës, Krushës së Madhe dhe të Vogël, Hoçës së Madhe dhe të Vogël, Izbicës, Padalishtës, Stankovcit, varrezave dytësore të shqiptarëve të Kosovës nëpër tërë Serbinë, nuk ka as shkaqe morale për të.

Platforma jonë e grave për bisedat paqësore për statusin e Kosovës, sipas mendimit tonë duhet në mënyrë eksplicite të dëshmojë se të drejtat njerëzore, e veçanërisht të drejtat njerëzore të grave, cilësia e jetës së individit, janë mbi territore dhe kufij. E drejta për vetëpërcaktim për ne gratë e nënkupton kontrollin ndaj jetës dhe trupit dhe mendjes personale; e drejta për integritet dhe autonomi (ekonomike, politike, morale, emotive, seksuale); si aktiviste të shoqërisë civile, si feministe dhe pacifiste e përkrahim të drejtën për vetëpërcaktim e cila e nënkupton shkallën më të lartë të lirive dhe të drejtave të të gjitha qytetareve dhe qytetarëve. E përkrahim të drejtën për vepërcaktim që e refuzon secilën formë të homogjenizimit dhe njëanshmërisë etnike; me vendosmëri përpiqemi për ndarjen e kishës nga shteti. E drejta për vetëpërcaktim nuk guxon të rrezikojë asnjë të drejtë të fituar. E drejta zakonore e cila më së shumti i rrezikon të drejtat njerëzore të grave nuk guxon të rihabilitohet në emër të ruajtjes as të identietit “kombëtar” as “kulturor”.

- Të drejta e njeriut, e veçanërisht të drejtat njerëzore të grave janë mbi sovranitetin shtetëror – duhet sanksionuar të gjitha farmat e dhunës mbi gratë, si në planin privat, ashtu edhe në planin publik;

- Siguria e njerëzve është mbi sovranitetin e shtetit – siguria e njeriut e nënkupton bashkëpunimin e plotë me Gjykatën e Hagës, dënimin e të gjithëve që kanë bërë krime në luftërat në hapësirën e ish-Jugosllavisë,
- Kërkojmë përgjegjësi para se gjithashë të atyre të cilët kanë bërë krime në emrin tonë, e pastaj edhe të të gjithë të tjerëve.

- Është obligim dhe e drejtë e jona të marrim pjesë në proceset paqësore, të ndikojmë në bisedat paqësore sepse si gra po e paguajmë çmimin më të lartë të luftës, militarizmit dhe të të gjitha formave të dhunës; Kërkojmë nga të gjithë faktorët relevantë të Bashkësisë Ndërkombëtare edhe të na pranojnë dhe të na respektojnë si subjekte të paqes.

Gjatë bisedave paqësore për statusin e Kosovës nuk është respektuar Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të KB, gratë paqja, siguria”, kurse një grua me orientim ultranacionalist, e cila nuk e përfaqëson as opinionin demokratik të Serbisë, e aq më pak shoqërinë e saj civile. Gjithashtu nuk janë respektuar nismat paqësore të grave e veçanërisht platforma e Koalicionit Paqësor të Grave i përbërë nga rrjeti i grave të Kosovës dhe Grave në të Zeza të Serbisë. Kjo për ne është mjaft e rëndësishme. Do të insistojmë që nismat tona të njihen. Faktorët relevantë të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe ekipet negociuese të vendit:

E përgatiti: Tamara Kaliterna
Bashkëpunimi: Snezhana Tabaçki


Print   Email