Always disobedient, and still in the streets...

Women in black - 30 years of resistance

9th october 1991 we took to the streets of Belgrade for the first time - that is when we began non- violent resistance to the war and the policies of the Serbian regime. So far, we have organized about 2,500 street actions. We are still in the streets ...
Women in Black / WiB is an activist group and network of feminist-anti-militarist orientation, consisting of women, but also men of different generational and ethnic backgrounds, educational levels, social status, lifestyles and sexual choices.

Read more...

Letër përkrahëse për Aktivistet në Serbi


Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dënon kërcënimet dhe sulmet ndaj grave aktiviste për paqe në Serbi dhe fton qeverinë e Serbisë që të dënojë kërcënimet e tilla gjithashtu fton qeveritë ndërkombëtare të bëjnë presion mbi Qeverinë e Serbisë.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) është i shqetësuar për dhunën e kohëve të fundit në Serbi dhe ndikimit që ka ky sediment nacionalist në gratë aktiviste për paqe. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 mars, është rritur numri i kërcënimeve që kanë në shënjestër gratë aktiviste për paqe në Serbi.

Posaçërisht jemi të brengosura për sigurinë personale të aktivisteve të Grave në të Zeza që gjenden në tërë Serbinë. Mbi dy dekada, aktivistet Gratë në të Zeza haptazi kanë kundërshtuar luftën, militarizmin dhe dhunën, duke promovuar zgjidhje paqësore të konfliktit dhe përgjegjësisë shoqërore. Gratë në të Zeza kanë rrezikuar jetën e tyre duke mbrojtur të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar. Për kohë të gjatë ato janë avokate të të drejtave të njeriut dhe drejtësisë për kriminelët e luftës pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike apo politike.

Që nga përfundimi i luftërave gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, ato kanë punuar për një ardhmëri paqësore dhe demokratike në regjion përmes iniciativave siç është Koalicioni i Grave për Paqe që i bashkon aktivistet nga Serbia dhe Kosova të të gjitha grupeve etnike në hartimin e strategjive për bashkëpunim në të ardhmen dhe përfshirjen e grave në nivelin e vendimarrjes politike në regjion, si dhe Lobi Regjional i Grave për Paqe dhe Siguri në Evropën Juglindore.

Në vend se të mbrojë këto avokate të paqes dhe demokracisë, duke dënuar publikisht dhunën dhe duke siguruar se vlerat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut çmohen, Qeveria e Serbisë ka lejuar dhunën. Ajo është arsyetuar se qytetarët serb janë të shqetësuar gjë që i justifikon veprimet e tyre. Qeverisë së Serbisë i ka munguar udhëheqja politike që përkrah zgjidhjen paqësore, lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike.

Ne ftojmë Qeverinë e Serbisë, posaçërisht kryeministrin dhe kryetarin, që menjëherë ta dënojë publikisht keqtrajtimin, fjalimet plot urrejtje dhe dhunën që kanë shënjestër aktivistet e paqes.

Ne lusim udhëheqësit ndërkombëtar, posaçërisht të Bashkimit Evropian që të përkrahin dhe mbrojnë gratë aktiviste për paqe dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut që menjëherë të ushtrojnë presion mbi Qeverinë e Serbisë që të ndalojë fjalimet plot urrejtje, keqtrajtimet dhe kërcënimet ndaj sigurisë së tyre personale.

Sinqerisht,
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës
RrGGK është rrjet i 81 organizatave të grave në Kosovë, që punojnë në përkrahje të paqes, demokracisë dhe në veçanti për të drejtat e grave në Kosovë, regjion dhe ndërkombëtarisht. Organizatat anëtare të RrGGK-së kanë bashkëpunuar ngushtë me aktivistet e Rrjetit të Grave në të Zeza përmes Koalicionit të Grave për Paqe. Për më shumë informata shikoni www.womensnetwork.org ose kontaktoni Igballe Rogovën, Drejtoreshë Ekzekutive, This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. apo This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..