Ženska mirovna grupa feminističko - antimilitarističke orijentacije

Uvek neposlušne, i dalje na Ulicama...

Žene u crnom – 30 godina otpora

9. oktobra 1991. godine prvi put smo izašle na ulice Beograda – tada smo započele nenasilni otpor ratu i politici srpskog režima. Do sada smo organizovale oko 2 500 akcija na ulici. I dalje smo na ulicama...
Žene u crnom/ŽUC su aktivistička grupa i mreža feminističko-antimilitarističke orijentacije, koju čine žene, ali i muškarci različite generacijske i etničke pripadnosti, obrazovnog nivoa, socijalnog statusa, životnih stilova i seksualnih izbora.

Pročitajte više...

Politika paqësore e grave


solidariteti, motërzimi, miqësia, përkrahja, besimi...
Gratë në të zeza dhe grupet e grave në Kosovë



Aparteidi në Kosovë


Faktet flasin se regjimi serb ka ndikuar që jeta e përditshme e popullsisë shqiptare në Kosovë prej vitit 1990 ka qenë e shoqëruar me aparteid institucional.

Mikeshat tona nga Kosova dëshmojnë:

'Shqiptarët dhe shqiptaret po i vrasin në Kosovë, po i arrestojnë, po i largojnë nga puna, nga banesat e tyre, jetët e tyre. Në Kosovë e kemi kolonizimin dhe spastrimin etnik. Mendoj se kjo është një vatër e madhe e krizës dhe nuk guxojmë të lejojmë që kjo vatër e madhe e krizës të marrë hovë, sepse ne jemi për paqe e jo për luftë.'
(Nazlie Bala, Takimi i Rrjetit Ndërkombëtar i Grave në të zeza, gusht 1996, Novi Sad).

'Na kanë larguar nga objektet shkollore, universiteti dhe nga vendet e punës. Pse? Për shkak se nuk kemi dashur të aprovojmë plan-programin e tyre'
(Arieta nga Prizreni, në të njëjtin tubim).

'Kam menduar se mund të shëtisim në të dy anët e rrugës kryesore të Prishtinës, mirëpo policët na kanë lejuar të shëtisim vetëm në njërën anë, kurse ana tjetër ka mbetur për shëtitësit e kombësisë serbe. I kam bërë vetes pyetje deri kur ky regjim do të trillojë mënyra të ndryshme që ta parandalojë popullin shqiptar në Kosovë që ta realizojë lirinë e vet'
(Nora Ahmetaj, shtator 1997)

Gratë në të zeza:

'Ndarjet dhe diskriminimi etnik në shkolla, shpërnguljet me dhunë, aplikimi diskriminues i normave juridike, arrestimet dhe keqtrajtimet, kufizimi i të drejtave për tubim të qetë dhe veprim politik'
(Mars 1996)

'Në rrugët e qytetit nuk guxohet të këndohen këngët në gjuhën shqipe, sepse vjen policia që t'i pyesë pse. Regjimi serb nuk e lejon përzierjen e serbëve me shqiptarë në institucionet shtetërore. Dy milion njerëz tanimë me vite kur e ndez televizorin e dëgjon gjuhën e cila nuk është e tyre'
(Lepa Mlagjenoviq, Prishtinë 1996)

'Prej vitit 1991 me forcë brutale policore janë larguar nga Universiteti i Prishtinës rreth një mijë mësimdhënës, mbi dyqind punëtorë administrativë dhe mbi 27 000 studentë dhe studente të kombësisë shqiptare“
(tetor 1997)

'Tërë një popull po cilësohet si terrorist për t'u arsyetuar përforcimi i terrorit shtetëror'
(mars 1998)


Aksionet e Grave në të zeza kundër aparteidit

Karvani paqësor në Kosovë, në maj të vitit 1991: karvanin e kanë përbërë pacifistët/et nga Italia, si edhe disa nga themelueset e Grave në të zeza nga Beogradi dhe Pançeva. Gjatë tri ditëve janë organizuar takimet dhe bisedat e numërta me përfaqësuesit/set e bashkësisë shqiptare në Kosovë, me xehetarët e Trepçës, punëtorët/et e arsimit, elitën intelektuale dhe janë shënuar dëshmitë për represionin e vazhdueshëm të cilin e ka zbatuar regjimi serb. Në Karvan ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i të Gjelbërtëve në Parlamentin Evropian, Aleksandar Langer. Karvani është fillim i bashkëpunimit midis shoqërisë civile të bashkësisë shqiptare nga Kosova dhe Grave në të zeza.

Prej atëherit e deri më tani ekziston fija e pandërprerë e miqësisë, solidaritetit, përkrahjes reciproke, bashkëpunimit, këmbimit....

Nga marsi i vitit 1995 kur për herë të parë i kemi bartur banderolat 'Shqiptaret janë motrat tona', kemi protestuar nëpër rrugët e Beogradit dhe në të gjitha stinët e vitit, duke ngritur zërin kundër terrorit, publikisht, qartë dhe zëshëm duke kërkuar përfundimin e terrorit. Këtë banderolë gjatë protestave tona kalimtarët/et në Beograd dhe në qytete tjera të Serbisë më shumë se njëzetë herë janë përpjekur që ta shkatërrojnë (duke e shkelur dhe duke e grisur...).

'Ne gratë në të zeze refuzojmë që regjimi serb të flasë në emër tonë. Edhe më tutje do të dënojmë represionin të cilin ai është duke e zbatuar në Kosovë. Edhe më tutje do të solidarizohemi me viktimat e këtij represioni dhe do të përkrahim ata të cilët përpiqen për dialog dhe të cilët u përmbahen parimeve të mospërdorimit të dhunës.'
(mars 1998)

'Konsiderojmë se bazë për zgjidhje është ç'militarizimi: tërheqja e të gjitha forcave ushtarake dhe policore nga Kosova. Pa këtë shumë vështirë mund të krijohen kushtet për dialog dhe besim.'

(Maj 1997)

A e dimë se çka po ndodh në Kosovë?
Represioni ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë nuk është liri për asnjërin popull!
Sa kushton represioni në Kosovë dhe në Beograd?
Sa shkolla, spitale mund të ndërtohen me këto të holla?
Të drejtat e njeriut nuk janë çështje e brendshme e asnjë shteti, këto janë çështje ndërkombëtare.
Represioni policor nuk e zgjidh problemin!

(Këto banderola i kemi bartur nëpër rrugët e Beogradit gjatë protestave të mëdha qytetare në vitet 1996/97 në Beograd).

'Nuk pranojmë që regjimi serb në emër tonë të bëjë represion ndaj studentëve dhe studenteve shqiptare'.
(Tetorr 1997)

'Plotësisht i përkrahim kërkesat e Unionit të pavarur të studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe jemi të mahnitur me konsekuencën e studentëve dhe të studenteve në mospërdorimin e dhunës.
(Dhjetor 1997)

'E përkrahim orientimin e vendosur të popullsisë shqiptare në Kosovë që për të drejtat e veta të njeriut dhe qytetare të luftojë vetëm me mjete të padhunshme. Si edhe deri më tani publikisht e dënojmë politikën e represonit të regjimit serb në Kosovë'.
(Shkurt 1998)

'Krimet janë bërë ndaj civilëve dhe shteti duhet të përgjigjet'.
(Sonja Biserko)

'Policia nuk e trajton popullin shqiptar as si qytetarë të rendit të tretë por si shtazë'.
(Natasha Kandiq)

'Grupet e grave të Beogradit bashkëpunojnë me grupet e Grave të Kosovës dhe kjo është pjesë e politikës paqësore të grave'.
(Stasha Zajoviq)
(Mars 1998, tribunë publike, Qendra për dekontaminim kulturor, Beograd)

Regjimi e ka ndaluar tubimin ndërkombëtar kundër luftës në Beograd kundër dhunës në Kosovë; tubimin e kanë organizuar Gratë në të zeza dhe Amnesty International. Të njëjtën ditë, më 19 shtator të vitit 1998, janë mbajtur tubimet kundër luftës në tërë botën.

'E pranoj se e kam kundërshtuar politikën e represionit, aparteidit dhe luftës së regjimit serb kundër popullsisë shqiptare në Kosovë'.
(Tetor 1998, Performansi E PRANOJ në Sheshin e republikës në Beograd, në përvjetorin e Shtatë të Grave në të zeza)


Solidariteti i grave kundër dhunës në Kosovë: aparteidit, terrorit, luftës...

'Në Prishtinë kam njohtuar gra fantastike, të cilat nën rrebeshin e policëve në çdo qoshe, pa të drejta qytetare, pa shumë të drejta të njeriut dhe të grave, me mijëra shembuj të keqtrajtimit dhe dhunës, disa pa pasaporta, pa ambiente hapësinore publike për tubime, pa çfarëdo literature të dëshirueshme feministe në gjuhën e vet po punojnë nga dita në ditë dhe po i organizojnë femrat, me guxim dhe mallëngjim i cili më obligon që t'ua ofroj përkrahjen dhe mbështetjen e nevojshme, dhe t'i shënoj veprimet e tyre të guximshme për të cilat sot nuk kam shkruar, por ëndërroj se një ditë do t'i publikojmë të gjitha. Edhe atë që nuk ma kanë thënë, edhe atë për të cilën më është dashur të hesht në biografitë për feministet nga Kosova.'
(Lepa Mlagjenoviq, shtator 1996)

Në Novi Sad kam njohtuar gra të ndryshme nga tërë bota, kam njohtuar gra fantastike dhe të mençura nga ish-Jugosllavia. Më ka inspiruar ky solidaritet dhe motërzim midis grave nga ish-Jugosllavia dhe bota'.
(Nora Ahmetaj, 1996).


Rezistenca e padhunshme në Kosovë

'Madje edhe nëse na e ndalojnë çdo gjë, ne gjithnjë do të gjejmë formën krijuese, duke përfshirë edhe shëtitjet, sepse njerëzit po u frikësohen edhe shëtitjeve '
(Albin Kurti, tetor 1997)

'Nuk duam ta mundim kundërshtarin, ne e kërkojmë respektimin e të drejtave të njeriut'
(Unioni i Pavarur i studentëve të Universitetit të Prishtinës, tetor 1997)

'Mbi 30 000 gra të Kosovës kanë marrë pjesë në protestën e përgjithshme të mbajtur më 25 mars në Prishtinë.'
(Mars 1998)


Kumtesa e Grave në të zeza për bisedat në Rambuje

'I mbështesim bisedat paqësore në Rambuje si mënyrë që të përfundojë dhuna e armatosur dhe secila dhunë tjetër, të pushojnë vrasjet, masakrimet, rrëmbimet'.
(Shkurt 1999)


Bombardimi dhe spastrimi etnik në Kosovë

'Nëpër rrugë po bredhin bandat, ata janë lëshuar nga burgjet, paraushtarakët, kush krejt nuk është. Po hyjnë nëpër shtëpi, po i nxjerrin njerëzit jashtë, po i rrëmbejnë, po i masakrojnë.'
(Nora Ahmetaj, mars 1999)

'Kemi mbajtur kontakte të përhershme me telefon me aktivistët/aktivistet në Kosovë, si edhe me të gjithë miqtë dhe mikeshat gjatë tërë periudhës së spastrimit etnik dhe bombardimit.'
'Rreth 800 000 persona të kombësisë shqiptare janë përndjekur nga Kosova gjatë spastrimit etnik në pranverë të vitit 1999.'
'Stop hakmarrjeve në Ballkan!'
(Gratë në të zeza, mars, prill, maj, qershor 1999.)


Përkrahja punës aktiviste në mërgim, në tendat në Maqedoni në vitin 1999.

'Në tendën përplot me vajza nga fshatrat e djegura të Kosovës kanë luajtur Igballe Rogova dhe Nazlie Bala, dhe ja nga tenda po dëgjohen zhurmat e mëdha të vajzave të cilat po bërtasin me tërë zërin që kanë: „VAJZAT JANË TË FORTA“ vajzat po qeshin, më nuk janë kokëvarur, Igballja bërtet, ejani edhe një herë, dhe tenda u thye nga forca. Sikur kodrat të mbanin mend, ato do të thoshin se kjo është zhurma e frymëmarrjes së lirë e cila do të ngulitej në to.'
(Lepa Mlagjenoviq, Shënimet nga rruga në Maqedoni, qershor i vitit 1999)

Gratë në të zeza i përkrahin proceset politike kundër shqiptarëve dhe shqiptareve para gjykatave në Serbi

'Flora Brovina është dënuar me 12 vjet burg pa u dëshmuar faji. Jepjani lapsin poetes Flora Brovinës!'
(poetja Radmila Laziq, dhjetor 1999)

'Të gjitha ne jemi Flora Brovina – liria për Flora Brovinën!
(Apeli i Grave në të zeza, maj i vitit 2000, me përkrahjen e më shumë se 30 OJQ nga tërë Serbia)

'Atdheu im është atje ku kam miq, atje ku lexohen vjershat e mia'
(Flora Brovina në gjykimin në Nish, dhjetor 1999)

E kemi përkrahur njëra tjetrën, e kemi vizituar, jemi shoqëruar, kënduar dhe vallëzuar. Kemi qajtur së bashku, e kemi ngushëlluar njëra tjetrën, kemi mësuar njëra nga tjetra.
I kemi shkruar njëra tjetrës, e kemi krijuar historinë alternative, kemi krijuar plane dhe i kemi përfunduar në maj të vitit 2006:

Koalicionin paqësor të grave, Nismën e pavarur të qytetareve të bazuar në solidaritetin e grave e cila i kalon kufijtë dhe ndarjet kombëtare, etnike dhe fetare.

Koalicioni paqësor i Grave përpiqet për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, për inkuadrimin e grave si partnere me drejta të barabarta në procesin e ndërtimit të paqes, duke theksuar se gratë nuk janë vetëm viktima të luftës, por edhe pjesëmarrëse aktive në lëvizjen paqësore.

Sipas paqes, ëndërrave dhe mosbindjes ndaj patriarkatit jemi motra...

Koalicioni paqësor i grave të cilin e përbëjnë Rrjeti i Grave nga Kosova dhe Gratë në të zeza nga Serbia.

E përgatitën: Stasha Zajoviq dhe Milosh Urosheviq
Gratë në të zeza,
Beograd, gusht 2006.