Ženska mirovna grupa feminističko - antimilitarističke orijentacije

Uvek neposlušne, i dalje na Ulicama...

Žene u crnom – 30 godina otpora

9. oktobra 1991. godine prvi put smo izašle na ulice Beograda – tada smo započele nenasilni otpor ratu i politici srpskog režima. Do sada smo organizovale oko 2 500 akcija na ulici. I dalje smo na ulicama...
Žene u crnom/ŽUC su aktivistička grupa i mreža feminističko-antimilitarističke orijentacije, koju čine žene, ali i muškarci različite generacijske i etničke pripadnosti, obrazovnog nivoa, socijalnog statusa, životnih stilova i seksualnih izbora.

Pročitajte više...

Siguria, aktivitetet e Grave në të Zeza dhe R 1325 e KS të KB



Gratë në të Zeza gjatë veprimit të vet i janë referuar problemit të sigurisë nga aspektet e ndryshme. Edhe pse ky problem zë vend të rëndësishëm gjatë disa viteve të fundit, qëkur edhe i kushtohet vëmendje e veçantë, ky në njëfarë mënyre i ka mbrujtur shumë aktivitete tonat gjithnjë që nga krijimi i grupit. Sot mundemi që shumë aktivitete përsëri t’i interpretojmë përmes prizmës së sigurisë. Angazhimi ynë gjithnjë e ka vënë në pyetje botëkuptimin tradicional të sigurisë e cila e ka barazuar sigurinë me forcën ushtarake të shtetit që të mbrojë interesat e veta, në kufijtë e vet dhe jashtë tyre, si edhe interesat e grupit etnik shumicë ose së paku mbi ata të cilët e ka pushtetin dhe i kontrollon instrumentet e detyrimit.

Për ne kërkesa për siguri ka qenë kërkesë legjitime e secilit individi/e me mungesën e dhunës, kërcënimeve dhe frikës, duke i garantuar të drejtat e njeriut të cilat duhet t’i gëzojnë të gjitha individet/ët pa kufizime. Aktivitetet tona të cilat e kanë afirmuar një botëkuptim të këtillë të sigurisë gjithnjë kanë qenë përgjigje për ato ngjarje dhe procese politike të cilat në momentin e dhënë më së shumti i kanë rrezikuar të drejtat e njeriut, e sidomos të drejtat njerëzore të grave.

Duke e marrë parasysh ndryshimin e rrethanave politike të veprimit tonë edhe përgjigjja jonë për këto rrethana u ka dhënë përparësi aktiviteteve të ndryshme. Edhe pse këto në njëfarë kuptimi kronologjikisht mbështeten njëra në tjetrën, ekziston kontinuiteti i përhershëm i të gjitha këtyre aktiviteteve dhe lidhshmëria e tyre që i përcjellë vështirësitë që ato të klasifikohen. Pikërisht këtë lidhshmëri do të shfrytëzojë që këto aktivitete t’i interpretojë përmes nocionit të sigurisë. Njëkohësisht do të më duhet t’ju lus që të më falni për shkak të paraqitjes së reduktuar të aktiviteteve tona dhe klasifikimit jo të shkathët.

Pra, përkundër të gjitha kufizimeve të përmendura, do të ndajë tri trajtime themelore të sigurisë, përkatësisht tri grupe të aktiviteteve të cilat kanë qenë përgjigje për këtë problem:

  1. antimilitarist, me aksionet dhe format më të ndryshme të shqyrtimit të problemit.
  2. feminist, i cili është përqendruar në raportin e militarizmit dhe të patriarkatit, të drejtat riprodhuese dhe shëndetin e grave
  3. aktivist dhe institucional, i cili në qendër të vëmendjes së angazhimit të vet e ka vënë Rezolutën 1325 të KS të KB.


Trajtimi antimilitarist i sigurisë

Gratë në të Zeza janë krijuar si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj luftës – vrasjeve, dhunimit dhe përndjekjes së njerëzve, shkatërrimit të qyteteve, propagandës nacionaliste dhe luftënxitëse dhe rrezikimit të të drejtave të njeriut, e sidomos të drejtave njerëzore të grave. Lufta është forma më drastike e të rrezikuarit të sigurisë së njerëzve, vetë mbijetesës fizike me të cilën shkelet e drejta e secilit njeriu për jetë, dhe secili angazhman i cili është i orientuar në atë që të parandalojë ose të ndalë luftën është angazhimi i cili i kontribuon sigurisë së përgjithshme të njerëzve.

Në këtë vështrim, Gratë në të zeza publikisht, qartë, me protestën njëorëshe në Sheshin e Republikës dhe në qetësi dhe në heshtje për çdo javë e kanë shprehur msopajtimin e vet me politikën kriminale dhe nacionaliste të regjimit serb, kanë kërkuar përfundimin e luftës ose ndërprerjen e dhunës dhe e kanë shprehur dhembjen e vet më të thellë me të gjitha viktimat e luftës.

Njëkohësisht, Gratë në të Zeza e kanë shprehur solidaritetin e vet me kryengritësit kundër luftës, e kanë kërkuar amnistimin e dezertorëve të luftës dhe ndërprerjen e mobilizimeve të dhunshme. Bashkë me grupin e meshkujve për përkrahje pranë Grave në të Zeza janë organizuar format konkrete të punës dhe ndihmës dezertorëve dhe arsyeve të ndërgjegjes. Gjatë kësaj periudhe intensivisht është përuruar ideja e arsyes së ndërgjegjes, kërkesës që afati ushtarak të shërbehet pa armë, përkatësisht kundërshtimit total – që afati ushtarak fare të mos shërbehet. Janë mbajtur takimet e numërta të kundërshtarëve/eve të ndërgjegjes dhe ka filluar botimi i gazetës „Kundërshtimi“.

Të gjitha këto aktivitete seriozisht e kanë vënë në pyetje jo vetëm botëkuptimin tradicional të rolit të gjinive dhe interpretimin historik të miteve, por e kanë dekompozuar edhe botëkuptimin tradicional të sigurisë. Ato kanë treguar se paqja nuk krijohet me armë dhe forcë, dhe se dhuna nuk i zgjidh, por vetëm i thellen problemet ekzistuese. Siguria nuk ka të bëjë me kufijtë, e kjo nuk sigurohet me armë. Paqja e drejtë dhe e përhershme është bazë e sigurisë dhe kjo vetëm arrihet me krijimin e shoqërisë në të cilën janë mënjanuar të gjitha shkaqet e luftës – nacionalizmi, patriarkati, sistemet ekploatuese ekonomike dhe etj. Fatkeqësisht, edhe sot në tryezat negociuese ulen ata të cilët i kanë zhvilluar luftërat, e jo ata/o të cilat i kanë kundërshtuar.


Trajtimi feminist i sigurisë

Edhe pse që më parë jam kufizuar nga të gjitha mangësitë e këtij klasifikimi, më duhet ta përsëris se të gjitha aksionet tona antimilitariste drejtpërsëdrejti kanë qenë të lidhura me orientimin feminist të grupit. Gjithnjë na ka interesuar raporti i patriarkatit dhe i miliarizmit, si raport i dy sistemeve represive dhe shtypëse i marrëdhënieve shoqërore. Kur nga viti 1996 kemi filluar ta shënojmë 24 majin – Ditën ndërkombëtare të aksioneve të grave për paqe dhe të çarmatosjes pikërisht kemi dashur të theksojmë rëndësinë e mirëkuptimit të këtij raporti, por edhe të bashkohemi në aksionet solidare të të gjitha mikeshave tona të cilat në mbarë botën kanë punuar për çdo ditë për çështjet e paqes dhe të çarmatosjes.

Trajtimi feminist i kësaj teme ka kërkuar prej nesh që në aktivitetet tona t’u afrohemi grave tjera, aktivisteve por edhe kalimtarëve të rastësishëm, në çfarë mënyre çarmatosja, konverzioni i industrisë ushtarake ose arsyeja e ndërgjegjes për shpenzimet ushtarake ndikojnë në jetën e tyre të përditshme. Shpenzimet e luftës, armatimit dhe prodhimet e kompleksit ushtarako-industrial e përbëjnë pjesën më të madhe të buxheteve nacionale dhe këtë gjithnjë në dëm të shpenzimeve të cilat i ndan shteti për shëndetësi, arsim, shërbime sociale, etj. Prandaj gjithnjë jemi përpjekur që në aksionet tona publike të bëjmë paralelen midis shpenzimeve psh., të një granate ose fisheku dhe shpenzimeve të atyre gjërave të cilat na janë të domosdoshme në jetën e përditshme (ushqimi, mjetet për higjienë, librat, etj.) Me këto aksione në një farë mënyre i kemi parashikuar përgjigjet e pjesëmarrëseve në punishtet tona, “Gratë, paqja, demokracia”, të cilat janë mbajtur gjatë vitit 2005 dhe në të cilat pjesëmarrëset e punishteve pikërisht i kanë numëruar këto nevoja të përditshme si burim i sigurisë së tyre. Edhe atëherë përgjigje mbizotëruese ka qenë siguria ekonomike, të cilën mundemi ta kuptojmë edhe si të drejtë që të mos jetohet në varfëri, jetë pa dhunë dhe frikë, bazës së botëkuptimit femëror të sigurisë.

Prej vititi 2001 ditën në fjalë e bashkojmë në aksionet tona me 28 maj - Ditën ndërkombëtare të aksioneve për shëndetin e femrave gjatë të cilit kemi organizuar performansa të numërta, sidomos duke e ndriçuar ndikimin e shpenzimeve ushtarake në shëndetin e grave, përkatësisht në çfarë mënyre militarizmi dhe patriarkati i rrezikojnë të drejtat e tyre reproduktive. I kemi organizuar performansat e karakterit udhëtues për konverzionin e shpenzimeve ushtarake në qëllime civile “Po shkojmë ngadalë për të arritur me siguri” seminaret, konferencat, prezantimet e hulumtimeve vjetore të qëndrimeve për abortin.

Konsideroj se është e rëndësishme të shpjegoj në çfarë mënyre është e lidhur çështja e të drejtave riprodhuese me problemin e sigurisë. Kemi qenë dëshmitare si në periudhën e cila u ka paraprirë luftërave në ish-Jugosllavi dhe gjatë tyre janë bërë manipulime me natalitetin e ulët, se si është vënë në lidhje me natalitetin në rritje të armikut dhe se si siguria është barazuar me sasinë e mjaftueshme të “mishit për top”. Për t’u nxitur lindja dhe për t’u shtuar nataliteti përherë prodhohen armiq, manipulohet me ndjenjën e frikës dhe me mohimet e pabazuara të ekspansionit territorial të fqinjëve i cili bazohet në natalitietin e tyre. Ky koncept tradicional i sigurisë në kuadër të të cilit siguria barazohet me pushtetin ushtarak dhe me aftësinë që të mbrohen kufijtë e shtetit ose territoret e grupit të vet etnik, kërkon nga gratë jo vetëm të shndërrohen në funksionin e lindjes, por edhe aftësitë e veta riprodhuese t’i vërë në disponim të shtetit.


Rezoluta 1325 e KS të KB: trajtimi aktivist dhe institucional

Rezoluta 1325 e KS të KB ka qenë nxitje e rëndësishme për t’u marrë me problemin e sigurisë përmes aktiviteteve të reja. Gratë në të Zeza bashkë me përkrahjen e UNIFM-it e kanë realizuar projektin “Gratë, paqja, demokracia”, gjatë së cilës e kanë përuruar konceptin feminist të sigurisë, por edhe e kanë theksuar shikimin gjatë punishteve në terren se çka aktivistet e grupeve të Grave në Serbi konsiderojnë si pengesë më të madhe të sigurisë së tyre. Këto punishte padyshim kanë dëshmuar se pjesëmarrëset e punishteve përparësi më të madhe i kanë dhënë sigurisë ekonomike, por edhe i kanë theksuar dy faktorë të rëndësishëm të cilët i kontribuojnë josigurisë së përgjithshme politike – i pari është mungesa e diskontinuitetit me politikën luftënxitëse të regjimit të mëparshëm dhe mosgatishmëria që krimet e luftës të dënohen, kurse i dyti është gjithnjë e më i pranishëm klerikalizimi i shoqërisë dhe dukuria e tendencave retrograde.

Këto kërkesa qartë kanë treguar se Rezolutën 1325 duhet ta lokalizojmë, përkatësisht në dokument të cilin do t’ia paraqesim Kuvendit për aprovim duhet të përfshijmë edhe ato gjëra të cilat janë specifike për bashkësinë politike në të cilën veprojmë. Prandaj me rastin e shënimit të Rezolutës pesëvjeçare 1325, në tetor të vitit të kaluar, përveç konferencës njëditëshe ia kemi dërguar Parlamentit të Serbisë Rezolutën tonë “Gratë, paqja, siguria”, në të cilën përveç kërkesave për pjesëmarrje dhe përfaqësim më të madh të grave në të gjitha nivelet e vendosjes, edhe kërkesën për zgjidhjen e padhunshme të konfliktit dhe pjesëmarrjen në shoqërinë civile edhe të aktivisteve të lëvizjes paqësore në to, si edhe respektimin dhe përmirësimin e të drejtave njerëzore të grave. Gjithashtu e kemi kërkuar edhe ruajtjen e karakterit sekular të shtetit, aplikimin efikas të Ligjit për familjen me të cilin dënohet dhuna ndaj grave, diskontinuiteti me politikën luftënxitëse, ekstradimin e të dyshuarëve për krime të luftës, vendosjen e përgjegjësisë penale për mohim, zvogëlim ose jokualifikim si gjenocid i krimit në Srebrenicë, kontrollin demokratik dhe civil ndaj të gjitha forcave të armatosura dhe policore dhe parandalimin e privatizimit të forcave të armatosura dhe agjencive të sigurisë dhe më në fund, mbrojtjen më të madhe të mbrojtësve/seve të të drejtave të njeriut. Kjo rezolutë është pranuar në Kuvend, por ende nuk ka hyrë në procedurë të Kuvendit. Megjithatë, propozimin e Këshillit për barazimin e gjinive të Vojvodinës Kuvendi i Vojvodinës e ka aprovuar plotësisht tekstin e pandryshuar të kësaj rezolute. Gjatë këtij viti kemi planifikuar që në përvjetorin e Rezolutës 1325 përsëri t’ua dërgojmë kërkesën organeve kompetente që të prononcohen lidhur me rezolutën e cila u është paraqitur. Përveç kësaj, e kemi botuar përmbledhjen e teksteve “Gratë, paqja, sigurisa”, në të cilin gjenden tekstet dhe pasqyrimet më të rëndisishme të publikimeve lidhur me këtë temë, si edhe dokumentet siç është Rezoluta 1325 por edhe ato të cilat e analizojnë në mënyrë kritike.

Në maj të vitit 2006 bashkë me Rrjetin e Grave të Kosovës e kemi themeluar Koalicionin Paqësor të Grave, i cili deri më tani është takuar dy herë dhe është prononcuar me dokumentet e veta me të cilat kërkohet pjesëmarrja e grave në procesin negociues dhe komentohet një nga raundet e bisedave. Në korrik të këtij viti një përfaqësuese e jonë ka marrë pjesë në mbledhjen në Zagreb e cila është organizuar me përkrahjen e UNIFEM-it në të cilën është krijuar Lobi i Grave për paqe, siguri dhe drejtësi në Evropën Juglindore.

Sot jemi këtu me ju, mikeshat tona nga Kosova, me të cilat e kemi lidhur bashkëpunimin qysh nga viti 1995. Besoj se në këtë konferencë do të dëgjojmë edhe shumë gjëra tjera se çka është siguria për ne gratë e këtij rajoni, si dallohet kjo pyetje në kontekstet tona të ndryshme politike dhe si mundemi të bashkëpunojmë dhe bashkë ta ndryshojmë botën në të cilën jetojmë.

Jovana Vukoviq
Beograd, Gratë në të Zeza